English

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç, arrestohet një tjetër person në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tjetër person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se personi i arrestuar është me iniciale M.M., i cili është serb.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person me inicialet M.M., i nacionalitetit serb. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.M. dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar; ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ‘’Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të  KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ sipas nenit 179 paragrafi 1.9,  të KPRK-së, në vrasjen e të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B. dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, njoftoi prokuroria.

Ivanoviç u vra në Mitrovicën e Veriut, më 16 janar 2018. Ai themeloi edhe drejtonte  Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP), që ishte subjekti kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?