English

Vrasja e Saliajt, familjarja: Na fal që s’të shpëtuam dot në kohë! Apeli për ndihmë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mikena Hodaj, një e afërme e 32-vjeçares Suela Saliaj, e cila u ekzekutua mëngjesin e të dielës nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj në Florida, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjete sociale, e afërmja e 32-vjeçares shkruan se e gjithë familja është ende e shokuar dhe nuk e beson lajmin për ndarjen nga jeta të saj.

Hodaj ka shpërndarë në rrjete sociale dhe një gofoundme, ku familjarët kërkojnë ndihmë në lidhje me shpenzimet e varrimit dhe kujdesin e vajzës së mitur 8-vjeçare që ajo la pas.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën. Alessia është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevoje. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.

Ëndrrat dhe planet e saj ishin te mëdha por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me Alessian. Suela je gjithmonë ne zemrat tona. Asnjë nuk meriton fatin tënd. Ti ishe një vajze kinge dhe e pavarur. Çdo sfidë në rrugën tënde e ke fituar me sukses. Sa shumë njerëz të duan e shkruajnë për ty! Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë. Je shpirti jonë! Të duam përgjithmonë! Shpirti jot u prehtë në paqe”, shkruan e afërmja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?