English

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, Xhuliano Halili merr përsipër krimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

42- vjeçari Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri sot në burgun e Koridhalos.

- Advertisement -

Halilit i është gjetur një thikë kuzhine me të cilën dyshohet se kreu krimin. Policia ndërkohë po heton se ku e gjeti thikën 42-vjecari dhe cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë.

Ajo që është e çuditshme, është fakti që në vitin 2018, Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke.

Xhuliano Halili i njohur ndryshe si “Niko”, akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjeç, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh.

Halili mësohet se pasi kishte qëlluar me çifte në kokë Fillimin, kishte therrur më pas në fyt djalin e mitur të tij. Halili mësohet se është autor edhe i dy vrasjeve të tjera me pagesë, në vitin 2008 dhe 2009, ku viktima të tij ishin dy shtetas grekë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?