Vrasja e Qassem Soleimanit ka nxjerr në pah përçarjet brenda NATO-s se si duhet të ishin përgjigjur ndaj sulmit, tregon korrespondenti i Euronews në Bruksel Jack Parrock.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thirrur një takim në Bruksel për të diskutuar mbi krizën, por duket se ka pak shpresë për një qëndrim të përbashkët ndërmjet vendeve anëtare, teksa Turqia gëzon marrëdhënie më të ngushta me Iranin sesa me vendet e tjera të NATO-s.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Iranin duke u përpjekur që të ulë tensionet aktuale.