Shërbimi rus i sigurisë, FSB ka deklaruar se ka identifikuar një tjetër shtetas ukrainas të akuzuar për pjesëmarrje në atentatin e 20 gushtit në perëndim të Moskës, ku mbeti e vrarë Darya Dugina, vajza e filozofit ultranacionalist Alexander Dugin.
Bëhet fjalë për Bodan Petrovich Tsyganenko, që sipas autoriteteve ruse ka bashkëpunuar me Natalya Vovk, e akuzuar se shpërtheu bombën në makinën e Duginas.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, i dyshuari, 44 vjeç, është gjithashtu një agjent i shërbimeve sekrete ukrainase, të akuzuara nga Moska si organizatore të atentatit.
Tsyganenko ka hyrë në Rusi nga Estonia më 30 korrik dhe ka lënë vendin një ditë para vrasjes së gazetares së njohur, që promovonte luftën në mediat ruse.
Konkretisht, FSB e akuzon atë se ka pajisur me targa dhe dokumente false bashkëpunëtoren ukrainase, si dhe për mbajtjen e eksplozivit të përdorur për atentatin.
Shërbimi rus i sigurisë ka shtuar se hetimet vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë në vrasjen që tronditi Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e Darya Dugina, Lavrov: S’ka mëshirë për përgjegjësit
- Rusët kërkojnë hakmarrje, babai i Daria Dugina: Të fitojmë luftën në emër të saj
- Babai me duart në kokë, si u ekzekutua vajza e ‘ideologut shpirtëror’ të Putinit