English

Vrasja e Valter Fjerzës në Shkodër, policia arreston një tjetër bashkëpunëtor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Valter Fierza, 33 vjeç mbeti i vrarë me armë zjarri më 21 Shatator të 2023 pranë Kishës së Hotit të ri në Shkodër.

- Advertisement -

Ndërsa këtë të djelë Policia e Shkodrës ka sjellë një tjetër njoftim për këtë vrasje ku thotë se ka arrestuar në Dobraç 22-vjeçarin Aleksandër Mëhilli banues në Hotin e Ri pasi ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete, njofton policia në lidhje me operacionin e koduar “Bashkëpunëtori” dhe finalizuar nga Forca e Posaçme Shqiponjat në Shkodër.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?