English

Vrasja në ish-Bllok, dosja dërgohet për gjykim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për përplasjen e armatosur të 4 tetorit të dy viteve më parë në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë, Fabian Gaxha, duke marrë të pandehur disa persona, mes tyre edhe Ervis Martinaj që mbeti i plagosur.

- Advertisement -

Ndonëse “Operacioni Forca e Ligjit” tha se, ky i fundit është nën hetim për vrasje me paramendim, Prokuroria e akuzon vetëm për “Sigurimi të kushteve dhe mjeteve për vrasje” dhe “Falsifikimi të pasaportave dhe kartave të identitetit”.

Si autor kryesor i vrasjes dhe plagosjeve vijon të jetë në kërkim ish-komando, Mevjol Bilo ndërsa Ervin Mata akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

38-vjeçari u arrestua më 4 tetor të vitit 2018, por arriti të linte qelinë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh të vendosur nga gjyqtari, Artan Gjermeni ndërsa vendimi i shkallës së parë u konfirmua edhe në Gjykatën e Apelit.

Në atë kohë, reagoi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë duke deklaruar se pret hetim të plotë të tij dhe që sundimi i ligjit të zbatohet për këtë rast.

Por, gjithashtu Martini është hetuar dhe për vrasjen e Enton Nikajt, e ndodhur më 11 nëntor 2015. Në pretencën e paraqitur nga Prokuroria për këtë çështje në prill 2016, për të u kërkua një dënim prej 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Akuza u rrëzua nga Gjykata e Tiranës, duke e dënuar Martinajn me 1 vit burg, për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkohë, Ervis Martinaj, i njohur për aktivitetin e tij në fushën e lojërave të fatit, dje ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, ku iu dërgua kërkesa për vetë deklarim të pasurisë, duke i lënë 48 orë kohë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?