English

Vrasje me dashje indirekte, Gjykata lë në burg ish-efektivin Arjan Tase

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.

- Advertisement -

Prokuroria kërkoi arrest me burg për efektivin e policisë i cili në plazhin e Potamit me gomonen që ngiste vrau një vajzë 7-vjeçare. Akuza që është ngritur mbi Tasen është ajo e vrasjes me dashje indirekte.

Sipas kodit penal, ‘dashja’ vjen në dy forma: Dashja direkte kur autori e dëshiron pasojën kriminale, e parashikon dhe me ndërgjegje lejon ardhjen e saj; dashje indirekte kur autori nuk e dëshiron pasojë kriminale por e parashikon dhe me ndërgjegje lejon ardhjen e pasojës.

Me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg.

Prokuroria e Vlorës ndryshoi akuzën e vrasjes nga pakujdesia të cilën e kishte referuar Agjencia për Mbikëqyrjen Policore, duke ngritur atë të vrasjes me dashje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?