Identifikohet autori i cili vrau Emiliano Pinen allias Jorgo Prifti dhe me pas vrau veten. Bëhet fjalë për Ilo Lluka banor nga qyteti i Korçës i cili mësohet se jetonte në Greqi.
Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie.
Ilo Lluka ka ardhur në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qënë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
40 vjeçari Emiliano Pine sipas mjekëve nga plagët e marra e ka pasur të pamundur të mbijetonte.
LEXONI GJITHASHTU
- Ditmir Bushati: BE po përkëdhel Serbinë! Biznes me Rusinë
- “Ika sapo nisi lufta”, akademiku rus: Më vinte rëndë të jetoja në vendin agresor