English

Konispol\ Vrau babain, pasi i mori jetën nënës, zbardhet akuza për 41 vjeçarin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas krimit të dyfishtë në familjen Islamaj  në Konsipol , ku burri goditi me sëpatë gruan, e më pas djali shtyu të atin nga shkallët, Policia e Vlorës ka arrestuar Klementin Islamaj.

- Advertisement -

Ky i fundit, 41 vjeç, u arrestua në flagrancë i dyshuar për veprën penale “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Kjo pasi Klementini dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babain e tij, Hysen Islamaj, 69 vjeç, duke e shtyrë atë nga shkallët.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 69 vjeçari  ka humbur jetën.

Deklarat e Policisë së Vlorës:

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shals, Konispol, ku shtetasi H. I., 69 vjeç, në banesë, dyshohet se goditi me sëpatë, në kokë, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 67 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë djalin e tyre, shtetasin K. I., 41 vjeç, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Shtetasi K. I. dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën.”

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?