Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar rreth ngjarje tragjike në Greqi, ku shqiptari Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenkon dhe e mbajti të fshehur për një javë në papafingon e banesës së tyre.
39-vjeçari i dërgonte mesazhe motrës së viktimës dhe fëmijëve të tij nga telefoni i bashkëshortes së vrarë, duke pretenduar se është Alba.
Në mesazhet e zbuluara nga Protothema, 39-vjeçari u ka shkruar fëmijëve të tij, si të ishte nëna e tyre, dhe u ka thënë që po largohet nga ata dhe se është ndarë me të shoqin.
“Fëmijë, mami iku, jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ke kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin po shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Unë do telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem ty dhe vëllanë tënd”, ka shkruar Kastriot Cenko nga celulari i gruas së tij.
Në mesazhe ai këshillon fëmijët vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të dëgjojnë të atin.
“Të thashë kur te mbledh leke për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Të dua shumë dhe do të të marr kur të mundesh, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë”, ka shkruar ai.
Ndërsa motrës së viktimës ai i shkruan:
“Jam me bashkëjetuesin që ika, mos denonco në polici se më pirshën punë”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqiptari vret gruan me çekiç në Athinë, njofton vetë policinë
- U vra nga burri në Greqi, kjo është viktima Alba Cenko