English

Vrau kunatën me sëpatë, dënohet me burg përjetë Tefik Tashi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm Tefik Tashin, i cili një vit më parë vrau me sëpatë kunatën e tij Alma Qevani.

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 17.05.2023, rreth orës 13.00 në fshatin Kusarth, Elbasan, ku i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sëpatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishte motrën e bashkëshortes së tij.

Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik Tashi me burgim të përjetshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?