Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur dënimin për Klajdi Shundin, i cili më 1 janar të vitit 2021 vrau kunatin e tij, Vladimir Zvezhdën.
Apeli ka ulur dënimin nga 20 vite që u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në shkurt të këtij viti, në 8 vite burgim.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “5 majit” në Tiranë, pasi autori dhe viktima konsumuan alkool.
42-vjecari Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar.
Pas një sherri me kunatin, Klajdi Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes së madhe.
LEXONI GJITHASHTU: