English

Athina mohon akuzat e Turqisë për një emigrant të vrarë me armë zjarri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një emigrant është vrarë me armë zjarri teksa përpiqej të kalonte kufirin nga Turqia për në Greqi, sipas një deklarate nga autoritetet turke.

- Advertisement -

Qeveria greke ka reaguar menjëherë duke i mohuar të gjitha akuzat e bëra nga pala turke.

“Pala turke po përhap lajme të rreme kundër Greqisë. Sot kanë krijuar një tjetër sajesë, duke thënë që ka pasur persona të plagosur me armë zjarri nga pala greke. E mohoj kategorikisht”, tha Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë greke.

“Po vazhdojnë të përhapin lajme të rreme. Më parë flisnin për të plagosur, tani flasin për të vdekur. E konfirmoj edhe një herë se nuk ka ndodhur asnjë incident me armë zjarri nga autoritetet greke”, shkruan deklarata.

Nëse konfirmohet, do të ishte vdekja e dytë brenda javës, që pasi presidenti turk tha se nuk do t’i pengonte më refugjatët që do të donin të futeshin në Europë.

Lëvizja e Erdoganit është parë si një mënyrë për t’i bërë presion BE-së që të mbështesin ndërhyrjen e tij ushtarake në Siri.

Një video nga Reuters tregoi sot se si një turmë emigrantësh është duke transportuar njërin prej tyre, që duket i plagosur.

Nuk është e qartë se si ka ndodhur lëndimi. Reuters e ka marrë videon nëpërmjet një kontakti që ndodhet në vendngjarje.

Trupat e autoriteteve greke kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj refugjatëve që përpiqeshin të kalonin kufirin turk për të hyrë në BE.

Ajri ishte mbushur me tym në të dy anët e kufirit, ndërkohë që zjarrfikëset ndërhynë për të fikur disa vatra zjarri që ishin ndezur në terren.

Zona e Kastanit ka pasur përplasje të shumta këto ditë midis emigrantëve dhe forcave të policisë greke, të cilat kanë nisur që të premten.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?