English

“Vritini të gjithë”- ISIS-K kërcënon të sulmojë stadiumet e Champions League

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupi terrorist i Shtetit Islamik, ISIS-K, nisi një kërcënim ndaj katër stadiumeve që do të presin ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

- Advertisement -

Fondacioni Al Azaim, një media që është përgjegjëse për përhapjen e mesazheve nga Shteti Islamik, publikoi imazhin ku kërcënoheshin stadiumet Parc des Princes, në Paris, Santiago Bernabéu, në Madrid, Metropolitano, po në Madrid dhe stadiumi Emirateve në Londër.

Katër stadiumet evidentohen në mesazh si objektivat e radhës të grupit terrorist. Fortoja shoqërohet dhe me mbishkrimin: “Vritini të gjithë”.

Kujtojmë se sulmi i fundit nga ISIS-K ndodhi më 22 mars në një sallë të madhe koncertesh në Moskë, ku disa persona të armatosur, të veshur me uniforma kamuflazhi, vranë 143 të pranishëm dhe plagosën rreth 200 të tjerë.

Kërcënimi për goditjen e stadiumeve vjen pasi media e lidhur me ISIS-in “Sarh al-Khilafah” publikoi një imazh më 30 mars duke bërë thirrje për një sulm në Allianz Arena në Mynih, gjatë midis Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?