English

Vuçiç i përgjigjet ultimatumit të Kurtit: Serbia s’fiton asgjë, SHBA po ushtron presion për taksën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur ultimatumit të Kosovës për njohjen e pavarësisë, gjë e cila më pas do të çojë në heqjen e taksës.

- Advertisement -

Z. Vuçiç u pyet për këtë çështje gjatë inaugurimit të një fabrike për prodhimin e çokollatës në Novi Sad, një investim prej 50 milionë euro.

Presidenti serb theksoi se plotësimi i ultimatumit të Kurti nuk do të sillte asnjë dobishmëri për Serbinë, kurse për heqjen e taksës tha se, Uashingtoni po ushtron presion serioz mbi kreun e qeverisë së Kosovës.

“Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Le të bëjnë ata punën e vet, ne tonën, pastaj të shohim kush del më i suksesshëm”, ka deklaruar presidenti serb.

“Uashingtoni është absolutisht serioz me dëshirat e tij për heqjen e taksës nga ana e Prishtinës dhe unë u jam mirënjohës njerëzve në Shtëpinë e Bardhë, në radhë të parë, dhe në Departamentin e Shtetit”, ka shtuar Vuçiç.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?