Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe paralajmëroi një takim tjetër ditën e nesërme.
“Një takim i shkurtër me Josep Borrell. Nesër na pret me një takim të ri dhe vazhdimin e luftës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.
Vuçiç ka bërë të ditur gjithashtu se ka pasur një takim shumë të rëndësishëm dhe jashtëzakonisht të dobishëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Claverley.
Presidenti i Serbisë u takua edhe me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se ka pasur një bisedë shumë të mirë, të sinqertë dhe miqësore.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU
- “New Born”- Republikë e thyer | Mesazhi në Prishtinë pas 15 viteve pavarësi
- Ku shkoi New Born-i i Kosovës dhe ç’do të thotë No New BR këtë 15-vjetor pavarësie
- Rita Ora mesazh të veçantë për pavarësinë e Kosovës