English

Vuçiç: Solidariteti i BE-së, një iluzion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur i zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Evropian në lidhje me coronavirusin dhe i ka varur shpresat te ndihma e Kinës.

- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka thënë se solidariteti i madh evropian është vetëm një përrallë e shkruar.

Kreu i shtetit serb i ka adresuar akuzat e tij tek presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila, sipas tij, e ka klasifikuar Serbinë si një vend të papërshtatshëm për të blerë produkte dhe pajisje nga vendet e Unionit.

Në këto kushte, ka vijuar Vuçiç, i ka shkruar një letër “mikut dhe vëllait” të tij të dashur, presidentit kinez, Xi Jinping, si i vetmi person dhe lilder i të vetmit vend që mund të ndihmojë Serbinë.

“Unë kam besim tek presidenti Xi, që është jo vetëm miku dhe vëllai im personal, por i gjithë vendit”, ka shtuar Vuçiç.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?