Wagner fillon stërvitjen me njësitë e mekanizuara të ushtrisë bjelloruse

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupi mercenar rus, Wagner, ka filluar t’i stërvitë njësitë e mekanizuara të ushtrisë bjelloruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë më 30 korrik.

“Po mbahen stërvitje për organizimin e departamenteve, togave, dhe kompanisë, duke e marrë parasysh përvojën e specialistëve (të Wagner-it)”, tha të dielën Ministria ruse.

Më herët, Wagner-i i kishte stërvitur këmbësorët, forcat për operacione speciale, Forcat e Armatosura, dhe forcat e brendshme të Bjellorusisë.

- Advertisement -

Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Trupat e Wagner-it luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Abilekaj zbulon prapaskenat: Si u ngjit vajza e Berishës në Kuvend

“Kuvendi i “Rithemelimit” ishte një kuvend i vetmisë së madhe”, kështu tha Enton Abilekaj në “Now me Erla Mëhillin”. Ai tha se ky Kuvend nuk...

Zbulohet data, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i...

Ceremonia mortore për Liridonën, vëllai: Bashkë me të varrosëm një pjesë të shpirtit

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka i ka dhënë lamtumirën të motrës përmes një reagimi në Facebook, pas ceremonisë së varrimit të saj. Ditën e...

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta gjimnasti i njohur korçar, Llazi Pula

Ndahet nga jeta Llazi Pula gjimnasti i cili ka bërë historinë e gjimnastikës korçare dhe asaj shqiptare. Korçari i njohur do ta fillonte sportin...

Lukashenko i premton besnikëri Kinës, lideri bjellorus në Pekin, takim me Xi Jinping

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko përshëndeti “miqësinë e besueshme” të vendit të tij me Kinën, pasi bisedoi kokë më kokë me presidentin Shi Xhinping gjatë...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×