Dhjetëra mercenarë të grupit rus, Wagner, u vranë nga xhihadistët dhe rebelët gjatë fundjavës së kaluar në veri të Malit. Kjo është përshkruar nga një analist të hënën si goditja më e rëndë ndaj grupit rus ndër vite.
Ndërsa, së paku dy mercenarë të tjerë u morën peng.
Së paku 50 luftëtarë të Wagnerit u vranë në një pritë të al-Qaidas në kufi me Algjerinë, tha Wassim Nasr, specialist dhe hulumtues i lartë në Qendrën Soufan. Ai tha se i ka numëruar trupat në një video pas sulmit.
Mercenarët ishin duke luftuar kryesisht kundër rebelëve tuareg përkrah ushtrisë së Malit, kur konvoi i tyre u detyrua të tërhiqej brenda territorit të xhihadistëve dhe ra në pritë në jug të Tinzaouaten, tha Nasr.
Wagneri konfirmoi në Telegram të hënën se disa luftëtarë të tij, si dhe trupa të Malit, u vranë në një betejë kundër qindra militantëve. Grupi mercenar nuk tregoi se sa luftëtarë të tij u vranë. Ushtria e Malit tha se i humbi dy ushtarë dhe se i vrau 20 rebelë.
Në një komunikatë në fundjavë, Al-Qaida tha se 50 luftëtarë të Wagnerit u vranë në sulmin e saj, i cili kishte për qëllim “hakmarrjen për masakrat e kryera në veri dhe në qendër” të Malit në betejën shumëvjeçare kundër ekstremistëve.
Rebelët taureg thanë se një numër i papërcaktuar i mercenarëve dhe ushtarëve të Malit u dorëzuan në duart e tyre.
LEXONI GJITHASHTU: