Aktori amerikan Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Oscars pasi goditi në skenë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë të së dielës së kaluar.
“Veprimet e mia në Prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, thuhet në deklaratën e tij.
Akademia tha se pranoi dorëheqjen dhe do të vazhdojë të ecë përpara me procedurat disiplinore.
Smith e goditi ne shpullë Rock-un pas një shakaje të këtij të fundit për kokën e rruar të gruas së tij, për shkak të rënies së flokëve nga alopecia.
Më pak se një orë më vonë, atij iu dha çmimi i aktorit më të mirë për rolin e tij në “King Richard”, ku luajti babanë e yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams.
“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi të dashur, të gjithë ata që janë të pranishëm dhe audienca globale në shtëpi”, tha Smith të premten.
“Kam tradhtuar besimin e Akademisë. I kam hequr të nominuarve dhe fituesve mundësinë e tyre për të festuar dhe për t’u lavdëruar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Më është thyer zemra”, shtoi aktori.
LEXONI GJITHASHTU:
- Will Smith i kërkon falje Chris Rock-ut për shuplakën në Oscars
- Reagon për herë të parë gruaja e Uill Smith pas incidentit në Oskar