English

‘X’ mbledh të dhënat biometrike, politikë të re për privatësinë e përdoruesve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-platforma Twitter, tashmë e njohur si “X”, do të mbledhë të dhënat biometrike të përdoruesve të saj.

- Advertisement -

Konkretisht, rrjeti social do të mbledhë fotografitë e fytyrës së përdoruesve, në kuadër të një prej politikave të tij për përditësimin e privatësisë.

Personat e regjistruar në shërbimin “X Premium” mund të zgjedhin të ofrojnë krahas fotos një selfie për verifikim.

Në bazë të politikës së re, “X” mund të mbledhë edhe të dhënat personale të punësimit dhe edukimit.

“Kjo do të bëhet për të rekomanduar vende pune për përdoruesit, për t’i ndarë të dhënat me punëdhënësit”, thuhet në një komunikatë.

Gjithashtu spekulohet se platforma e komunikimit online mund të ofrojë shërbime rekrutimi.

Në muajin maj, kompania “X Corporation” bleu shërbimin për rekrutimin teknologjik të quajtur “Laskie”. Ajo ishte blerja e parë si kompani që kur miliarderi Elon Musk bleu Twitter vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë.

Politika e re për privatësinë do të hyjë në fuqi më 29 shtator.

 

LEXONI GJITASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×