English

Xhaka drejt Bundesligës, mesfushori kërkon largimin nga Arsenali

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Granit Xhaka mund të largohet nga skuadra e Arsenal në muajin Janar. Mesfushori me origjinë shqiptare po mendon një kalim në bundesligën gjermane tek Herta e Berlinit.

- Advertisement -

Futbollisti nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me tifozët pasi reagoi ashpër ndaj tyre në ndeshjen kundër Cristal Palace në momentin që u vërshëllye pas zëvendësimit.

Pas këtij episodi atij iu hoq edhe shiriti i kapitenit dhe që nga ajo kohë situata vetëm sa është përkeqësuar.

Granit Xhaka u bashkua me Arsenl në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë ai është aktivizuar në 150 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola

Ky do të ishte një rikthim në bundesligë për lojtarin, i cili në të shkuarën është aktivizuar me Borussia Mönchengladbach.

Herta e Berlinit aktualisht ndodhet në vendin e 12 të bundesligës në kuotën e 19 pikëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?