Granit Xhaka është penduar që festoi me gjestin e Shqiponjës pas golit të shënuar ndaj Serbisë në vitin 2018.
Kështu ka thënë ai në intervistën e dhënë së fundi për gazetën zvicerane “Blick”, ku ka folur për karrierën e tij, aventurën në Arsenal e po ashtu edhe me Kombëtaren e Zvicrës.
Duke folur për momentet më interesante të tij nëpër kampionate evropiane e botërore, Xhaka ka përmendur ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë kua ka thënë se aty kishte shkuar gjithçka mirë, por duke e përjashtuar festimin e golit me shqiponjë, gjë të cilën ka thënë se nuk do të duhej ta bënte, shkruan KosovaPress.
“Po, ka pasur gjithmonë histori të mira. Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen e Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë.”, ka thënë Xhaka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Granit Xhaka nën hetim, Çarçani: E vështirë që mafia të operojë në nivele të larta
- ‘Kartoni i verdhë i lidhur me mafian shqiptare’, Granit Xhaka nën hetim