Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian që besohet se janë xhihadistë janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin.
Burgu në qytetin Rajo pranë kufirit turk mban rreth 2,000 të burgosur, me rreth 1,300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të IS-it, tha një zyrtar në burg.
Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8, i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon shkaktoi dëme duke përfshirë çarje të mureve dhe dyerve.
“Rreth 20 të burgosur u larguan, të cilët besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”.- raportojnë mediat e huaja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kur pritet të nënshkruhet marrëveshja finale Kosovë-Serbi? Shala zbulon muajin
- Do shisnin foshnjën për 5 mijë € arrestohet 27 vjeçari në Durrës, në hetim gruaja