Yjet kanë zbarkuar fuqishëm këtë vit në Venecia, me Colin Farrell në krye të listës.
Aktori irlandez shoqërohej nga bashkëpatrioti i tij Brendan Gleeson, për promovimin e filmit “The Banshees of Inisherin”, në garë për Luanin e Artë.
Fansat dhe paparacët pritën derisa aktorët zbritën në tokë për të firmosur autografe, apo për të bërë foto me ta.
I ambientuar në një ishull të largët në brigjet e Irlandës, “The Banshees of Inisherin” tregon miqësinë e gjatë mes Padraic, i interpretuar nga Farell dhe Colm, i luajtur nga Gleeson, të cilët e gjejnë veten në një rrugë pa krye kur Colm i jep fund miqësisë.
I ndarë mes dramës dhe komedisë, filmi mban regjinë e Martin McDonagh, i njohur për një seri prodhimesh kinematografike.
Sidoqoftë ishte ylli Harry Styles që shkaktoi më shumë histeri në javën e dytë të festivalit. Mijëra fansa ishin mbledhur për kalimin në tapetin e kuq të këngëtarit të grupit One Direction, tashmë aktor.
Ai është një ndër favoritët së bashku me Florence Plugh, për filmin e Olivia Wilde, që u shfaq me një fustan të bukur të verdhë për të prezantuar filmin e ri “Mos u shqetëso, e dashur”.
Për adhuruesit e romancave, të gjithë duhet të dinë se që prej janarit 2021 ajo ka qenë në një lidhje me Styles, 10 vjet më i ri, por që në tapetin e kuq qëndruan të ndarë.
Në film, Alice dhe Jack, të interpretuar nga Plugh dhe Styles, bëjnë jetën ideale në një komunitet në Viktori, një qytezë eksperimentale që përdoret për një projekt sekret.
Por Alice nuk qëndron dot pa bërë pyetjen se çfarë po bëjnë në Viktori dhe se çfarë po ndodh në këtë parajsë?
Bienalja e Venecias përfundon të shtunën e 11 shtatorit, me çmimin e Luanit të Artë.
LEXONI GJITHASHTU: