English

Yjet e rokut shesin repertorin/ Collins e grupi Genesis firmosin akordin 300 mln $

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këngëtari i njohur Phil Collins dhe shokët e grupit të tij Genesis shitën të drejtat e muzikës së tyre në kuadër të një marrëveshjeje multimilionere.

- Advertisement -

Kompania “Concord Music”, që ka blerë të drejtat, deklaroi se shitja përfshin edhe albumet solo të Collins.

Ndërsa kompania nuk e përmendi shifrën e marrëveshjes, ajo u bë publike nga gazeta “Ëall Street Journal”, sipas të cilës ajo kushtoi 300 milionë dollarë.

Kjo shifër e bën atë ndër marrëveshjet më të shtrenjta të këtij lloji, duke i vendosur Collins dhe Genesis të tretët pas Bob Dylan dhe Bruce Springsteen.

Këto dy legjenda të rokut i shitën repertorët e tyre për 400 dhe 500 milionë dollarë. Ndërsa Neil Young përfitoi 150 milionë nga shitja e 50 për qind të këngëve të tij në 2021-shin.

Shitja e repertorëve është kthyer në një trend të industrisë muzikore në vitet e fundit, me artistë si Blondie, Shakira, Mark Ronson, Tina Turner e të tjerë që kanë dorëzuar këngët e tyre në këmbim të shumave të mëdha.

Për ta, marrëveshjet ofrojnë siguri financiare të menjëhershme dhe garanci se muzika e tyre nuk do të kalojë në procese të komplikuara gjyqësore pas vdekjes.

Në këmbim, investitorët fitojnë të ardhura nga përdorimi i ardhshëm i këngëve, shitja dhe transmetimi i tyre, si dhe nga marrëveshjet e licencimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?