Nëse kërkoni në Youtube, terma si “ngrohja globale”, mund të drejtoheni drejt videove që i mohojnë ndryshimet klimatike.
Ky lajmi vjen falë një raporti të ri nga fushata “Avaaz”.
Hetimi tyre ka nxjerr në pah se miliona përdoruesve po ju sugjerohen video që mohojnë ndryshimet klimatike, nëpërmjet algoritmeve të Youtube.
Në disa prej këtyre videove shfaqen gjithashtu reklama me pagesë nga kompani që kanë për qellim mbrojtjen e mjedisit, si për shembull Greenpeace.
Një sërë grupesh ambientaliste i kanë bërë thirrje Youtube që të ndalë promovimin e “keqinformimit të rrezikshëm mbi klimën”.
1 në 6 video mohojnë ndryshimet klimatike
Raporti i Avaaz ka zbuluar se në seksionin e videove të ngjashme, kur dikush kërkon “ngrohja globale” në Youtube, rreth 16 për qind të videove përmbajnë informacione të gabuara.
[twitter_feed=https://twitter.com/Avaaz/status/1217762425757487106]
Dhjetë videot më të shikuara nga kjo listë, ishin parë mesatarisht 1 milion herë.
Në raportin e Avaaz janë analizuar videot që dalin tek pjesa e sugjerimeve në Youtube, si dhe tek listat e rekomandimeve që shfaqen nëpër celularë dhe kompjuter. Rezultatet qenë të ngjashme edhe për fjalë të tjera që kanë lidhje me klimën.
Në 8 për qind të videove te rekomanduara, videot me termin “ndryshime klimatike” kishin përmbajtje që i mohonte ndryshimet klimatike.
Në këto video, ndryshimet klimatike cilësoheshin si një “mashtrim” dhe madje pretendohej se nuk ka prova të emetimeve të dyoksidit të karbonit që kontribuojnë në ngrohjen globale.