English

“Yt atë po më rreh”- Ekzekutoi gruan, gjendet i vdekur në qeli Xhafer Uruçi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Xhafer Uruçi, 62-vjeçari, me origjinë shqiptare i cili vrau me thikë, në Itali, gruan e tij Zenepe Uruçi, i ka dhënë fund jetës në qeli.

- Advertisement -

Mediat italiane shkruajnë se Uruçi u gjet i pajetë në qelinë e burgut ku ishte transferuar. Ai u vetëvar duke përdorur një çarçaf, duke bërë që edhe ndihma e personelit mjekësor mos ta sillte dot në jetë.

Fqinjët dëshmojnë se Xhaferi ishte i dhunshëm dhe e ka rrahur disa herë bashkëshorten në sy të tyre, madje duke i thyer dhe shpatullën.

Ditën e enjte Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00, me të marrë vesh lajmin, i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×