Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zhvilloi të mërkurën një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe zv.kryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.
Në përfundim të takimit Kim theksoi te fakti që do të takohet me të gjithë drejtuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë rol në luftën kundër korrupsionit.
“Është e rëndësishme që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit”, tha ambasadorja Kim.
LEXONI GJITHASHTU: