Yuri Kim ka reaguar pas dënimit nga Gjykata të Saimir Tahirit, duke thënë askush nuk është mbi ligjin.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ambasadorja amerikane u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që “askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin”.
We urge judicial institutions to continue to demonstrate that no one – regardless of party, position, or wealth – is above the law. No more impunity.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 4, 2022
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot për shpërdorim detyre me 5 vjet burg ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Me gjykim të shkurtuar, ai do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj.
Tahirit i lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.