English

Yves Saint Laurent në muzetë e Parisit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parisi dhe muzetë më prestigjiozë të qytetit po nderojnë shtëpinë e modës Yves Saint Laurent, që festoi 60-vjetorin e sfilatës së parë të modës në këtë fund janari.

- Advertisement -

Muzetë kanë integruar krijime stilime të kësaj shtëpie mode në koleksionet e tyre të përhershme.

Një stilist që la shenjën e tij në këtë shekull dhe që gjithnjë është frymëzuar nga mjeshtrit e mëdhenj të pikturës moderne.

“Ka dialog që janë burime të vërteta frymëzimi për Yves Saint Laurent, si Braque, Picasso, Matisse dhe arti i viteve ’30. Yves Saint Laurent i përket shumë kësaj periudhe, shekullit të 20, por gjithashtu i përket edhe shekullit të 21 dhesti mund të jetë pjesë e natyrshme e të sotmes”, tha Mouna Mekouar, kuratore e ekspozitave.

Një njeri i kohës së tij, Yves Saint Laurent u frymëzua nga bashkëkohësit e tij dhe madje ishte në pararojë të periudhës kur jetoi.

Një stilist guximtar dhe avangardë, ai ishte i pari që ekspozoi në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork në vitet ’80.

Edhe në Luvër, Yves Saint Laurent bëri paraqitjen e tij në Dhomën Apollo, mes bizhuterive mbretërore.

6 ekspozita në 6 muze, të cilat mund t’i vizitoni në Paris duke nisur nga sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×