Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur administrimin e votës së diasporës me mbërritjen e 735 zarfeve të para me votat e emigrantëve shqiptarë në vendin tonë.
Pas marrjes në dorëzim, administrata e KQZ ka nisur selektimin, nëse ka dëmtime në zarf dhe më tej ndarjen e zarfeve sipas qarqeve përkatëse ku do të administrohen.
Përmes një pajisje elektronike bëhet skanimi dhe identifikimi i zarfit nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit.
Zarfi i parë që është futur në kutinë e votimit pasi është skanuar i përket qarkut të Beratit, ndërsa votuesi që e ka plotësuar jeton në Gjermani,
Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, 36% e zarfeve (përkatësisht 90 mijë fletë votimi) janë shpërndarë tashmë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Në një konferencë për mediat, Celibashi bëri të ditur se 111 zgjedhësit e parë të regjistruar nga diaspora kanë votuar tashmë, dhe zarfi me fletën e votimit pritet të mbërrijë sot pasdite në Shqipëri.
“Shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Duam që procesin ta përfundojmë brenda 2 ditëve. Sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar, votuesi i parë, i cili i përket qarkut Dibër dhe ndodhet në Gjermani, e ka marrë zarfin në orën 07:15 minuta”, deklaroi Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga Listat e Hapura te vota e diasporës, konkluzionet e PD për reformën zgjedhore
- Berisha: Diaspora shqiptare e madhe, do kontribuojmë në ruajtjen e identitetit