English

Zbardhen tri draftet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike paraqiti për herë të parë propozimet e saj për reformën zgjedhore. Paraditen e sotme, sërish jashtë ambienteve të Kuvendit, u mblodh Këshilli Politik së bashku me ekspertët e ODIHR, të cilët dëgjuan propozimet e opozitës jo-parlamentare për administrimin e procesit zgjedhor.

- Advertisement -

Ndonëse është reformë zgjedhore, propozimet PD-së nuk kishin të bënin me Kodin Zgjedhor por me ligje të tjera.

Opozitarët kërkojnë në letër që 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve të krijohet një qeveri teknike ku Ministri I Brendshëm të caktojë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Krahas kësaj, një draft tjetër i demokratëve saktëson kompetencat e Prokurorisë përsa i përket rolit të saj në hetimin e krimeve zgjedhore.

Drafti në fjalë kërkon që 2 javë pas caktimit të datës së zgjedhjeve, pra rreth 9 muaj përpara ditës së votimit, Prokurori i Përgjithshëm të hartojë një urdhër të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore, ku objekt të punës do të ketë edhe verifikimin e kandidatëve në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Propozimi i tretë kërkon që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK dhe të gjykohen nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion.

Por këto propozime të demokratëve duket se nuk u pranuan nga Partia Socialiste. Damian Gjiknuri pasi dëgjoi propozimet e PD doli në një prononcim ku dha edhe qëndrimin e tij.

“Atë që nuk mund të fitosh luftë nuk mund ta marrësh në letër”-tha z. Gjiknuri.

Pavarësisht kontradiktave, kjo ishte hera e parë që PD paraqet propozimet e saj zyrtare përsa u përket reformës zgjedhore, të cilat do të rishqyrtohen sërish nga këshilli politik.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?