Në vitin 2016 diplomatë amerikanë që punonin në Ambasadën e SHBA në Havana raportuan probleme shëndetësore që lidheshin me dhimbje koke, të vjella dhe deri humbje të kujtesës. Disa vite më pas, të njëjtat simptoma u shfaqen në stafet e ambasadave të SHBA në disa shtetet të tjera. Mjekët nuk kanë arritur të gjejnë shkaqet dhe e të gjitha raste janë klasifikuar me atë që njihet si “Sindroma e Havanës”.
Deri në vitin 2023, në gjithë botën janë regjistruar rreth 200 raste, ku diplomatë, punonjës të ambasadave dhe personel diplomatik, kryesisht amerikan, kanë shfaqur të njëjtat simptoma. Gjeografia ka ndryshuar në mënyrë të shpejtë. Pas Kubës, raste të ngjashme janë hasur në Gjerorgji, Vietnam, Rusi, Serbi dhe selitë diplomatike në NATO. Më shumë se gjysma e të prekurve kanë qenë punonjës të CIA dhe shërbimeve amerikane.
“The Insider”, një media investigative që trajton çështje që lidhen me Rusinë, në një raport të fundit ka sjellë prova që e lidhin “Sidromën e Havanës” me një armë të re të prodhuar nga shërbimet sekrete ruse. Ekspertët amerikanë që kanë kryer hetime zyrtare, kanë folur për herë të parë për këtë sëmundje dhe thonë se të gjitha të dhënat flasin për një lloj arme të re me ultra tinguj, të prodhuar nga një njësi speciale ruse. “Njësia 29-155” është krijuar nga shefi i shërbimit sekret rus, Andrey Averyanov. Sipas medias amerikane, kjo njësi është shpërblyer nga qeveria ruse për krijimin e një armë akustike jo vdekjeprurëse. Nga verifikimet e gazetarëve, rezulton se agjentë të kësaj njësie kanë udhëtuar përgjatë viteve në të njëjat vende ku janë shfaqur të prekur nga sëmundja misterioze.
Ish-punonjës të cila që janë prekur nga “Sidnroma e Havanës” kanë deklaruar se në një moment të caktuar, kur kanë qenë në zyrë apo shtëpi, kanë dëgjuar një zhurmë të fortë në vesh dhe më pas kanë pasur probleme serioze deri në humbje të kujtesës.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Sindroma e Havanës’: Çfarë është sëmundja që po prek diplomatët amerikanë?
- Kina kompleks spiunazhi në Kubë, synon të përgjojë komunikimet elektronike amerikane