English

Zbardhet shkaku i djegies së fabrikës në Vorë, situata kritike nga fuçitë me dylient

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një fabrikë për prodhimin e këpucëve është përfshirë sot nga zjarri në Vorë.

- Advertisement -

Forcat zjarrfikëse të Kamzës dhe Krujës, për rreth 3 orë bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Situata ishte kritike pasi në biznes ndodheshin dhe fuçi me dylient që shërbente në prodhimin e shapkave.

Zjarri pati përhapje për shkak të materialeve plastike të fabrikës të cilat ishin lehtësisht të djegshme.

Pas ndërhyrjes u bë e mundur që flakët të mos përhapen tek bizneset e tjera ngjitur.

Fabrika prodhonte prej vitesh shapka në atë zonë.

Kanë qënë banorët e zonës rreth orës 7 të mëngjësit, ata që kanë njoftuar pronarët se prej biznesit të tyre po dilnin flakë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes ku paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?