English

Zbardhet shpërthimi me tritol në loaklin në Tiranë, shpallet në kërkim autori

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më 25 mars, në rrugën “Mustafa Gaxheri” në Tiranë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në ambientin e jashtëm të një lokali.

- Advertisement -

Pas hetimeve tëë kryere policia identifikoi si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë shtetasi 47-vjeçar rezulton një person me precedent të theksuar kriminal.

Policia ka sekuestruar veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes, si dhe biçikletën me të cilën ai u largua nga vendngjarja. Hetuesit janë duke punuar intensivisht për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet për ngjarjen janë kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Punohet intensivisht për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?