English

Zbarkon ODIHR-i në Tiranë, ekspertët ndërkombëtarë takime për Reformën Zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it , të cilët kanë mbërritur sot në Tiranë.

- Advertisement -

Bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i kishin kërkuar zyrtarit OSBE-së që të dërgonte ekspert që do të punonin së bashku me ekspertët vendas për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Për hartimin e amendamenteve janë caktuar 6 ekspertë ligjorë, dy nga Kuvendi, dy nga opozita joparlamentare dhe dy ekspertë të jashtëm. Ishte pikërisht reforma Zgjedhore ajo që uli palët politike në tryezë.

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të punuar mbi ndryshimet në reformën zgjedhore, me qëllim adresimin e të gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Pak ditë më parë, palët kanë caktuar planin e punës  për këtë çështje, ndërsa drafti përfundimtar pritet të kalojë për miratim në Kuvendin e Republikës jo më vonë se 15 marsi i 2020.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë përgëzuar frymën pozitive të partive politike, ndërsa janë shprehur se Shqipëria ka nevojë për një reformën rrënjësore, e cila duhet të garantojë votën nga ndërhyrjet e çfarëdollojshme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?