English

Zbrazen qytetet e Japonisë pas masave të reja shtrënguese nga qeveria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Tokio policia po sigurohet që rrugët e kryeqytetit të qëndrojnë të qeta pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

- Advertisement -

Ishte kryeministri Shinzo Abe që njoftoi për një plan më të gjërë masash gjatë një takimi të task-forcës që është ngritur për të trajtuar situatën e coronavirus në vend.

“Pavarësisht nëse rajoni është në gjendje të jashtëzakonshme ose jo, ne kërkojmë që të gjithë prefekturat e Japonisë të shmangin baret, klubet e natës, karaoket, apo restorantet nëpër qendra tregtare” deklaroi kryeministri Abe.

Gjithashtu kryeministri i bëri thirrje kompanive që të lejojnë punonjësit e tyre që të punojnë nga shtëpia, teksa theksoi se numri i qytetarëve që përdorin transportin publik duhet të jetë më i ulët. 

Lexoni gjithashtu: 

Olimpiada “Tokyo 2020”, organizatorët janë pranë përcaktimit të datës së re

Coronavirusi, shtyhen edhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?