English

Zbulohen 2 minerale të reja në një meteor, çfarë thonë shkencëtarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkencëtarët kanë identifikuar dy minerale në një meteor që nuk janë parë më parë në Tokë, shkruan BBC.

- Advertisement -

Mineralet erdhën nga një pjesë prej 70 gramësh (afërsisht 2.5 ons) e meteoritit, i cili u zbulua në Somali në vitin 2020 dhe është meteori i nëntë më i madh i gjetur ndonjëherë, sipas një njoftimi nga Universiteti i Albertës.

Chris Herd, kurator i koleksionit të meteoritëve të universitetit, mori mostra të shkëmbit. Ndërsa po e ekzaminonte, diçka e pazakontë i ra në sy – disa pjesë të mostrës nuk ishin të identifikueshme me mikroskop. Më pas ai kërkoi këshilla nga Andrew Locock, kreu i Laboratorit të Mikrosondeve Elektronike të universitetit, pasi Locock ka përvojë në përshkrimin e mineraleve të reja.

‘Ka të paktën dy minerale të reja atje’, u shpreh në një deklaratë Herd, një profesor në departamentin e shkencave të Tokës dhe atmosferës në universitet.

Emri i një minerali – elaliite – rrjedh nga vetë objekti hapësinor, i cili quhet meteorit “El Ali”, pasi u gjet pranë qytetit El Ali në Somalinë qendrore.

Të dy mineralet e reja janë fosfate hekuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?