Zbulohet anija romake gjatë kërkimeve për minerare pranë lumit Danub

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nuk është hera e parë që minatorët gjejnë mbetjet e epokave të mëparshme në zonat ku gërmojnë për minerare. Këtë herë, pjesët e një anijeje të mirëmbajtur lumi, e gjatë 13 metra dhe e gjerë 3.5 u zbulua përpara një ekskavatori.

“Këtu është shumë e vështirë të gjesh material organik, sidomos kur nuk është në ujë, por ne ishim me fat që e gjetëm varkën e ruajtur në tokë, në 7 metra thellësi,” – tha arkeologu Ilija Dankoviç.

“Ajo nuk u gjet në tërësinë e saj, ishte shumë e dëmtuar, por druri është në gjendje të mirë dhe duket fantastike,” – u shpreh arkeologia Dragana Gavriloviç.

- Advertisement -

Arkeologët, që e kanë studiuar zonën ku më parë ndodhej një kamp romak dhe qyteti Viminasium, e kanë transferuar anijen në kampin arkeologjik, ku po kryhen kërkime të tjera.

“Ne e lëvizëm dhe e mbuluam me rërë në mënyrë që druri të mos thahet, pasi druri është material delikat dhe nëse thahet shkërmoqet. Në këtë mënyrë ne e ruajmë drurin,” – sqaroi Gavriloviç.

Për momentin nuk dihet se cilës periudhë i përket anija. Mjete të ngjashme lundruese janë gjetur edhe 3 vjet më parë dhe eksperienca tregon se teknikat e ndërtimit të anijeve në këtë zonë nuk kanë ndryshuar në shekuj, ndaj dhe objekti i zbuluar mund të jetë i epokës romake, ose i shekullit të kaluar.

“Kampionet u dërguan javën e kaluar në një laborator të Hungarisë dhe presim që brenda pak muajsh të marrim rezultatet për të mos pasur më dyshime,” – tha Dankoviç.

Për të eksploruar më tej anijen, arkeologëve u duhet kohë dhe para. Ata do të aplikojnë për një fond nga Ministria serbe e Kulturës dhe vizitorët do të mund ta shohin vetëm atëherë kur të ndërtohet një muze për të gjitha anijet e gjetura në Danub.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, çfarë pritet të ndodhë në Bruksel më 13 dhjetor

Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën e 13 dhjetorit në Bruksel. Në fokus të këtij takimi pritet të jenë...

Simpatizantët e Belerit protestë në GJKKO, Dhuli: Të bëhet betimi, boll zvarritje

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në formë proteste para GJKKO, ku pritet të mbahet seanca gjyqësore për të dhënë vendimin nëse Fredi Beleri do të...

Austria u bën ofertë të kushtëzuar Bullgarisë dhe Rumanisë për Schengen

Austria e cila ka qenë në krye të kundërshtimeve brenda Bashkimit Evropian, që Rumania dhe Bullgaria të pranohen në zonën për lëvizje të lirë,...

TË FUNDIT

Rusia do të mbajë zgjedhje presidenciale në katër rajone të aneksuara në Ukrainë

Rusia do të mbajë zgjedhjet presidenciale në katër rajone të aneksuara ilegalisht në Ukrainë vitin e ardhshëm, raporton agjencia e lajmeve Interfax. Vitin e kaluar,...

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar për shkak të kaosit në Kuvend përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës. Vendimi pritet të jepet sot në...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×