English

Zbulohet arsenali i armëve, arrestohet 43-vjeçari në Peqin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arrestohet 43-vjeçari me inicialet Imer Manahasa, ështënë Peqin anëtar i një krupi kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale. Në kuadër të operacionit policor “Katërkëndshi”, policia sekuestroi armë zjarri pistoletë, armë gjuetie, armë sportive, municion luftarak, predhë, thikë, kokainë dhe dy traga automjeti false.

- Advertisement -

43-vjeçari, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal, u kap në flagrancë. Gjithashtu, u zbulua se shtetasi  Manahasa kishte dhe një objekt pa leje. Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Peqin/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Katërkëndshi”.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, armë gjuetie, armë sportive, municion luftarak, predhë, thikë, kokainë dhe 2 traga automjeti false.

Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari që i kishte fshehur ato, në ambientet në pronësi të tij.

43-vjeçari, anëtar i një krupi kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Gjatë operacionit u zbulua se ky shtetas kishte ndërtuar një objekt, pa leje.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të çdo forme tjetër të shfaqes së tyre, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Katërkëndshi”. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më tej, shërbimet e Policisë zbuluan se poseduesi i armëve dhe i sendeve të kundërligjshme, kishte ndërtuar një objekt, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë shtetasit I. M., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve”.

Gjithashtu, për këtë rast, u shoqëruan në ambientet e Policisë, disa shtetas të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXO GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?