English

Zbulohet fosili i dragoit 240 milionë vjeçar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil të ri, jashtëzakonisht të plotë – një zvarranik ujor 5m i gjatë nga periudha Triasik.

- Advertisement -

Krijesa daton 240 milionë vjet më parë dhe është quajtur “dragua” për shkak të qafës së saj jashtëzakonisht të gjatë.

Quhet Dinocephalosaurus orientalis, një specie që u identifikua fillimisht në vitin 2003.

Ky fosil i ri spektakolar i ka lejuar shkencëtarët të shohin anatominë e plotë të kësaj bishe të çuditshme prehistorike.

Dr Nick Fraser, nga Muzetë Kombëtarë të Skocisë, i cili ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar që studioi fosilin, tha se kjo ishte hera e parë që shkencëtarët ishin në gjendje ta shihnin atë plotësisht. Ai e përshkroi atë si “një kafshë shumë të çuditshme”.

Studiuesi spekuloi se një “qafë e gjatë, e përkulur dhe fleksibël”, me 32 rruazat e saj të veçanta, mund t‘i kishte dhënë një avantazh në gjueti – duke lejuar Dinocephalosaurus orientalis të kërkonte ushqim në të çarat nën ujë.

Fosili u zbulua në depozitat e lashta të gurit gëlqeror në Kinën jugore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?