Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient të përshtatur për prodhimin e kriptomonedhave virtuale, përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Në kërkim është shpallur një 21-vjeçar që dyshohet se posedonte magazinën ku kryhej veprimtaria e paligjshme, ndërsa është arrestuar bashkëpunëtori i tij dhe ka nisur hetimi për një punonjës të OSHEE me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gjatë kontrollit në magazinë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronike, të cilat shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave dhe dyshohet se përdoreshin nga 21-vjeçari.
LEXONI GJTHASHTU:
- Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave, kriptomonedhat risk i lartë
- Zbulohet një laborator kriptomonedhash në Malësi të Madhe