English

Zbulohet lidhja familjare e 2 të vrarëve në Korçë, konflikti nisi për trashëgiminë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë tronditi Korçën mbrëmjen të mërkurës. Ilo Lluka banor nga qyteti i Korçës i cili jetonte në Greqi, goditi me 4 plumba Emiljano Pinen, e më pas vrau edhe veten.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, Ilo Lluka ka shkuar në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qënë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten.

Ilo Luka humbi jetën menjëherë, ndërsa Emiliano Pine vdiq në momentin që po shoqërohej për në spital. Sipas mjekëve nga plagët e marra e ka pasur të pamundur të mbijetonte.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë një çështje trashëgimie. Burime për Euronews Albania  thanë se babai i Ilia Lluka bashkëjetonte me të ëmën e Emiliano Pines.

Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesues, Emiliano Pines.

Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri i cili ka vendosur të “zgjidhë” gjithçka me plumba ndaj Pines dhe vetes së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?