English

Zbulohet manifesti i autorit të masakrës në Gjermani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëntë persona u vranë kurse më shumë se gjashtë janë plagosur rëndë pasi një neo-nazist gjerman hapi zjarr në dy lokale një natë më parë në Hanau.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Tobias Rathjen, 43 vjeç, i rritur në Hanau, që fillimisht hapi zjarr në dy lokale që frekuentoheshin nga banorët lokal kurd.

Tre persona vdiqën në vend në lokalin e parë. Kurse në lokalin e dytë, 2.5 më larg, mbetën të vdekur pesë të tjerë. Kurse një tjetër vdiq pak më vonë.

Pas nisjes së kërkimeve nga policia, në një apartament jo larg vendin të ngjarjes, u gjetën dy trupa të pajetë, që dyshohet se bëhet fjalë për autorin dhe nënën e tij.

Ndërsa, babai i autorit u arrestua nga policia edhe pse nuk besohet se është përfshirë në mënyrë direkte në sulmin me armë.

Policia thotë se, kanë zbuluar një letër dhe një video në apartament, ku Rathjen shpjegon arsyet e masakrës për motive ekstremiste.

Një dokument tjetër, që mendohet se është postuar online nga Rathjen tregohet ideologjia e tij neo-naziste dhe të djathtës ekstreme, ku ndër të tjera thotë se, “disa njerëz duhet të zhduken nga shoqëria gjermane”.

Gazeta gjermane “Bild”, raporton se në manifestin e tij prej 24 faqesh, Tobias Rathjen shpreh pikëpamjet raciste ku përfshihet imagjinata absurde mbi femrat, filmat e Hollywood-it, ushtrinë amerikane dhe kombëtaren gjermane të futbollit.

Mes atyre që ishin shënjestër e tij janë hebrenjtë, njerëzit nga Lindja e Mesme, afrikano veriorët, njerëzit nga Amerika Jugore dhe gjermanët e “padobishëm”. Nuk është ende e qartë se çfarë arme ka përdorur gjatë masakrës, por mësohet se 43-vjeçari kishte leje gjuetie.

Gjithashtu mund të lexoni: Shkon në 11 numri i viktimave nga sulmi me armë në Gjermani

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?