Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në zonë e Vaut të Dejës.
Në kuadër të operacionit të koaduar “Godina” janë gjetur brena një godine të braktisur prej vitesh (pronë publike) të përshtatur për kultivimi të lëndëve narkotike 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike që shërbenin për realizmin e kësaj veprimtarie kriminale.
Në pranga u vu elektricisti i zonës dhe u proceduan penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë zonën.
“Gjatë kontrollit në godinën e braktisur, një nga ambientet e kësaj godine ishte përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, ku në brendësi të këtij ambienti janë gjetur 578 fidanë të dyshuara cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për realizmin kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në Laç, elektricisti i zonës, dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fushë- Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel, (grup i punës i OSHEE-së që mbulon zonën) për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike””, bëri me dije policia.