Arka e pagesave të ujit të pijshëm, në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës, u grabit nga persona të paidentifikuar gjatë natës së të dielës.
Mësohet se grabitësit,kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë një shumë rreth 220 mije lekë të reja që ndodheshin brenda saj.
Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e të hënës, pasi kanë shkuar në punë.
Ata kanë parë kasën e shqyr dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kqyrin kamerat e bizneseve përreth kësa drejtorie. Vetë institucioni nuk ka kamera sigurie, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grabiti me armë argjendarinë dhe një dyqan celularësh, arrestohet 43-vjeçari (Emri)
- Me pistoletë lodër, tentohet të grabitet një pikë këmbimi valutor në Durrës