Patrulla kufitare amerikane dhe partnerët e saj kanë gjetur tunelin më të gjatë ndërkufitar të zbuluar ndonjëherë në kufirin jugor të ShBA.
Më shumë se tre çerek milje i gjatë dhe i ndërtuar rreth 20 metra nën tokë, tuneli lidh qytetin meksikan të Tihuanës me Shtetet e Bashkuara.
“Sa i takon zbulimit fillestar, ai ndodhi në Shtetet e Bashkuara falë informacioneve që mblodhëm dhe teknologjisë që përdorëm. Më pas, me ndihmën e palës meksikane gjetëm vendndodhjen e saktë të tunelit”, u shpreh z. Aaron Heitke, Patrulla Kufitare Amerikane
Hetuesit besojnë se tuneli përdorej nga kartelet e drogës për të trafikuar narkotikë.
Agjentët amerikanë deklaruan se pjesa e brendshme e tunelit ishte e përpunuar, e pajisur me një ashensor, sistem hekurudhor, elektricitet dhe ventilim.
Gjithashtu, një sistem alarmi për nivelin e ulët të oksigjenit ishte i pranishëm.
Hyrja e tunelit ndodhet në një zonë industriale të qytetit, poshtë një ndërtese të vogël. Autoritetet nuk kanë bërë arrestime apo sekuestrime.
Ato gjetën gjithashtu një tunel tjetër që ishte ende në ndërtim e sipër.