English

Zbuten kufizimet në Kroaci, fillon hapja e tregjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kroacia ka nisur të rihapë tregjet e ushqimeve e fruta perimeve pasi qëndruan mbyllur për disa javë.

- Advertisement -

Megjithatë, publiku duhet të respektojë distancimin social dhe të mos krijojë radha.

Qeveria dha udhëzime shumë të specifikuara që duhet të ndiqen nga qytetarët me rreptësi të madhe, këto ditë para pashkëve.

Do të jetë e detyrueshme të mbahet distanca prej të paktën 3 metrash midis shitësve dhe blerësve, si dhe nuk duhet të krijohen radhë.

Dyqanet e kanë të detyruar që t’u ofrojnë klientëve solucione dezinfektues për duart si dhe të ajrosin mjediset në mënyrë të rregullt.

Deri tani, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 1407, ndërsa të vdekurit janë 20.

Kroacia i vuri kufizimet më 19 mars, duke mbyllur të gjitha restorantet, lokalet, kinematë dhe dyqanet.

Përjashtim bënin vetëm dyqanet e ushqimeve, farmacitë dhe pikat e karburanteve.

Kufizimet u dhanë nga qeveria fillimisht për 30 ditë, por lehtësimet po bëhen dy ditë para pashkëve.

Komisioni Europian i ftoi sot të gjithë shtetet anëtare që të zgjasin edhe për 30 ditë të tjera mbylljen e kufijve, deri më datën 15 maj, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar Bashkimin Europian që të mos ulë masat kufizuese, por të dyfishojë përpjekjet për të mposhtur virusin Covid-19.

Situata e COVID-19 vazhdon të jetë e rëndë në disa shtete europiane. Teksa në Itali duket se ka kaluar piku i pandemisë COVID-19, situata vazhdon të jetë dramatike në Spanjë, Britani dhe Francë.

Në Itali janë regjistruar 542 viktima gjatë ditës së djeshme, teksa është rritur numri i të infektuarve në krahasim me ditën e martë. Tashmë në vendin fqinj numërohen 95.262 të sëmurë me korona-virus, me 17.669 persona që kanë humbur jetën.

Lajm pozitiv mbetet rënia e numrit të pacientëve në terapi intensive, teksa autoritetet në Lombardi kanë bërë të ditur së kufizimet në lëvizjen e qytetarëve po japin më në fund rezultatet e pritura.

Ndërkohë, vazhdon të rritet numri i viktimave në Spanjë, ku ditën e mërkurë u regjistruan 757 viktima, duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën prej COVID-19 në 14.555.

Situata në Britaninë e Madhe nuk duket aspak pozitive, ku është vendosur sërish një rekord negativ në 24 orët e fundit me 938 persona që kanë humbur jetën nga coronavirusi, duke e çuar në 7097 totalin e viktimave në Mbretërinë e Bashkuar.

Në SHBA, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën rreth 2000 persona. Bëhet fjalë për bilancin ditor më të rëndë në botë që nga shpërthimi i kësaj pandemie.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?